Mjellma Ibrahimi është vetëm 16 vjeçe, por tash e disa muaj po mban kurs të vetëmbrojtjes në Qendrën “Termokiss”.
Këtë kurs ajo po e ndjek për arsye se thotë që është ballafaquar disa herë me ngacmime seksuale në rrugë, raporton KTV.
Thotë se përmes ushtrimeve të ndryshme që po mëson këtu, është e përgatitur në rast të ndonjë ngacmimi eventual.
Interesim për këtë kurs po kanë grupmosha të ndryshme.
Ata e shohin të arsyeshme të marrin pjesë, pasi që, siç thonë, ata i ndihmon për të qenë të gatshëm të vetëmbrohen.
Trajneri Florim Ramadani, thotë se interesimi më i madh është nga vajzat dhe gratë që kanë përjetuar ngacmime seksuale.
Ai shprehet se teknikat që po ua mëson të rinjve janë të rëndësishme.
Ramadani thotë se këtë iniciativë do ta vazhdojnë edhe më tutje, për t’i mundësuar gjithsecilit njohjen nga rreziqet që mund t’u kanosen në rrugë.
Kurset që po mbahen në objektet e “Termokissit” janë pa pagesë.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës është raportuar një rast i ngacmimit seksual ndaj një vajze 16-vjeçare në Skenderaj, përderisa i dyshuari është arrestuar.
Raste të tilla në Kosovë kanë shënuar rritje kohëve të fundit./KTV/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit