Pyetjes se cila është pjesa më e rëndësishme e trupit të një femre, do të ishte e vështirë t’i përgjigjeshim sepse të gjitha janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
Por pavarësht kësaj shpeshherë femrat zgjedhin të përkujdesen për atë që njihet ndryshe si trekëndëshi i bukurisë (fytyrë-flokë-trup), duke mos përfshirë në ritualin e bukurisë duart dhe thonjtë.
Ndoshta nuk e dini por nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë thonjtë janë pasqyra e shëndetit. Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, forma e çrregullt e kutikulave, thonj të brishtë që thyhen shpejt mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si: probleme në mëlçi, mushkëri, anemi, probleme me kequshyqyerjen dhe infeksione funginale.
Thonjtë që thyhen shpejt lidhen me regjimin e varfër ushqimor, çrregullimet hormonale ose mbipërdorimin e produkteve me përmbajtje toksike. T’i prisni derin në rrëzë ose t’i lyeni, nuk është zgjidhja e duhur. Kjo gjendje është shumë e njohur për femrat, madje disa prej tyre e kanë tashmë kronike, por me recetën e mëposhtme gjërat do të jenë akoma më të thjeshta.
Përbërësit: 8 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh. Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve.
Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më. Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin.
Ky locion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit./Living
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën