Google ADS

“Do marrim hak”, grekët djegin flamurin shqiptar dhe betohen

23:29 | 28 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Pas vrasjes së grekut në Gjirokastër, në profilin e tij në Facebook kanë vërshuar qindra komente.

Përveç atyre që ngushëllojnë familjen, ka shumë ekstremistë premtojnë hakmarrje për vrasjen e Konstantinos Kacifas, ndërsa njëri prej tyre ka publikuar foton e flamurit shqiptar duke u djegur

“Gjaku lahet me gjak”, “Do marrim hak” janë disa nga komentet e grekëve kundër shqiptarëve, raporton shqiptarja.com.

Rreth orës 10:00 të së dielës, kur në Bularat të Dropullit do mbaheshin festimet e përvitshme që përkujtojnë të rënët e luftës italo-greke, ai terrorizoi fshatin. Qëlloi fillimisht në ajër me kallashnikov dhe më pas me breshëri në drejtim të forcave të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta neutralizuar, duke vënë në rrezik jetën e dhjetra banorëve, por edhe efektivëve.

Por, fatmirësisht plumbat nuk lënduan njeri, por vetëm një mjet të policisë dhe një banesë të fshatit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme