Google ADS

Banorët e Banjës rrezikohen nga gropa me ujë

22:22 | 28 Tetor 2018
V. S.

Një qytetar i fshatit Banjë të Malishevës paralajmëron për rrezikun me të cilin përballen banorët e fshatit, sidomos fëmijët.

Qytetari ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, në të cilat shihet një gropë goxha e madhe e mbushur me ujë.

Sipas qytetarit, gropa është hapur gjatë punimeve të Ujësjellësit dhe është lënë ashtu e parrethuar, gjë që, sipas tij, mund të rrezikohen banorët e sidomos fëmijët.

Siç shihet në foto, gropa buzë rrugës së asfaltuar nuk është e rrethuar as nuk ka ndonjë shenjë paralajmëruese për rrezikun.

Po ashtu, në foto shihen vetëm dy tre gurë të vendosur rreth gropës.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme