Unai Emery ka zbuluar se i ka thënë Granit Xhakës të përpiqet për të provuar fatin e tij nga gjuajtjet e lira vetëm disa minuta para se ylli kosovar i Arsenalit të shënonte kundër Crystal Palaces.
Xhaka, i cili aktualisht është duke luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes për shkak të lëndimit të Nacho Monrealit dhe Sead Kolasinacit, mposhti portierin e Palaces, Wayne Hennessey, me një super gjuajtje të lirë në Selhurst Park, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe : A do të ndëshkohet Granit Xhaka për penaltinë e shkaktuar sonte?
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës vrapoi më pas te vija anësore duke festuar me Emeryn.
Dhe trajneri i “Topçinjve” ka zbuluar se ishte ai të cilit i ka thënë për të ekzekutuar gjuajtjet e lira gjatë kësaj ndeshje në Premierë Ligë.
“Në pjesën e parë ne kemi folur për këto situata të gjuajtjeve të lira dhe kualiteti i tij në gjuajtje të lira është shumë i mirë. I kam thënë atij të tentoj nga gjuajtjet e lira. E detyrave dhe ai e bëri këtë”, ka zbuluar Emery.
Crystal Palace ka pasur probleme të shumta në Premierë Ligë këtë sezon, por kaloi në epërsi me golin nga penaltia të shënuar nga Luka Milivojevic pas ndërhyrjes së palejuar nga Shkodran Mustafi kundër Cheikhou Kouyates.
Xhaka barazoi shifrat për Arsenalin para golit kontrovers nga sulmuesi Pierre Emeric Aubemayng që dërgoi mysafirët në avantazh.
Por, Milivojevic siguroi edhe një goditje nga pika e bardhë në minutën e 82′ pas ndërhyrjes së palejuar të Granit Xhakës kundër Wilfried Zahas./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...