Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka vazhduar edhe më tej retorikën e tij për ushtrinë e Kosovës.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, edhe gjatë ditës së sotme ka folur në lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vulin ka vënë në pah se Serbia kundërshton ashpër formimin e ushtrisë së Kosovës, pasi që siç është shprehur ai, në Kosovë nuk mund të ketë ushtri tjetër përveç KFOR-it.
Sipas tij, Kosova është nën administrimin e Kombeve të Bashkuara në përputhje me Rezolutën 1244.
“Për të pasur një ushtri, ai shtet duhet të jetë një shtet i pavarur dhe sovran dhe siç e dimë Kosova është një territor nën administrimin e Kombeve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me Rezolutën 1244 dhe për këtë arsye nuk mund të ketë asnjë forcë tjetër ushtarake në Kosovë përveç KFOR-it”, ka deklaruar Vulin, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Serbia do t’i përdor të gjitha mekanizmat e saj në të gjitha forumet botërore për ta parandaluar themelimin e ushtrisë së Kosovës.
“Nuk është e mundur që t’ju jepen armë të rënda terroristëve sepse nuk mund të presësh paqe dhe stabilitet. Ne duhet të luftojmë dhe të përballemi me këtë dhe t’i tregojmë Bashkësisë Ndërkombëtare se kjo është e rrezikshme”, tha Vulin.
Ai rikujtoi edhe paktin e NATO-s që sipas tij, asnjë forcë e armatosur shqiptare nuk mund të dalë në veri të Ibrit pa paralajmërimin dhe miratimin paraprak të NATO-s dhe të katër kryetarëve të komunave serbe në veri.
“Traktati i NATO-s duhet të respektohet. Duhet ta respektojnë bashkësinë ndërkombëtare sepse ajo i kontribuon paqes dhe sigurisë së rajonit dhe stabilitetit në Kosovë. Ushtarët e Kosovës në territorin e Kosovës nuk mund të kontribuojnë paqe dhe stabilitet, por vetëm do të sjellin shqetësim në gjithë Ballkanin”, deklaroi Vulin.
Këto komente Vulin i bëri sot në qytetin e Nishit. /Lajmi.net/
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...