Derisa sondazhet janë ngushtuar, Bolsonaro mbetet në krye
Miliona brazilianë po votojnë këtë të diele për të zgjedhur midis dy politikanëve shumë të ndryshëm presidentin e tyre.
Kandidati ekstrem i djathtë, Jair Bolsonaro përballet me Fernando Haddad nga Partia e Punëtorëve, në raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve presidenciale.
Derisa sondazhet janë ngushtuar, Bolsonaro mbetet në krye.
Zgjedhjet janë të tejmbushura me skandale dhe nga një sulm me thikë ndaj Bolsonaros, i cili humbi 40% gjak dhe iu pati nevojë për një ndërhyrje emergjente.
Kapiteni dhe ish-ushtaraku 63 vjeçar, Jair Bolsonaro është nga Partia Social Liberal-Konservatore.
Deklaratat e tij provokuese mbi abortin, racën, migracionin, homoseksualitetin dhe ligjet për armë kanë bërë që ai të “Trumpi i Tropikëve”, raporton BBC.
Ndërsa, 55 vjeçari Haddad, një ish kryebashkiak i Sao Paulos dhe ministër i arsimit, është djali i një familjeje emigrantësh libanezë.
Ai zëvendësoi ish-presidentin Luiz Inácio Lula da Silva, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me 12 vjet burg për akuzat e korrupsionit, si kandidat presidencial për Partinë e Punëtorëve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?