Formacionet zyrtare të El Clasicos: Barcelona – Real Madrid

16:09 | 28 Tetor 2018
Arbresh Info

Barcelona dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen pasditen e sotme (e diele) mes tyre.

Dy gjigantët spanjoll ka zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në Camp Nou në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Barcelona do të pres në tempullin Camp Nou Real Madridin në El Clasicon e parë pas 11 viteve në mungesë të dy superyjeve, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo thotë se nuk e mban mend golin spektakolar kundër Empolit

Para fillimit të ndeshjes së kësaj xhiro, Barcelona (18 pikë, pesë fitore, tri barazime, një humbje) udhëheq në krye të tabelës me një pikë më shumë se Espanyoli dhe Alaves. Skuadra e Ernesto Valverdes, që regjistroi fitoren e tretë radhazi në UEFA Ligë të Kampionëve në mesjavë me triumfin 2 me 0 ndaj Interit, synon të zhvillojë ndeshjen e 41-të radhazi si të pamposhtur në shtëpi.

Kjo mund të mos jetë e paarritshme ndaj skuadrës së Madridit që ka dështuar për të fituar tri nga katër ndeshjet e tyre të fundit (një barazim, tri humbje) dhe aktualisht qëndron në pozitën e shtatë me katër pikë prapa rivalit të tyre të përbetuar.

Ndeshja e sotme shënon përballjen e 177-të mes dy titanëve në kampionatin spanjoll dhe Madridi udhëheq me 72 fitore ndaj Barçës me 70 (34 barazime).

Madridi është i pamposhtur në katër ndeshjet e tyre të fundit në Camp Nou brenda të gjitha kompeticioneve (dy fitore, dy barazime).

Ndeshja mes tyre fillon nga ora 16:15./arbresh.info/

Të ngjashme