Interi do të përpiqet për të nënshkruar edhe në të ardhmen me mesfushorin Luka Modric menjëherë pas arritjes së ish drejtorit gjeneral të Juves, Beppe Marottas.
Presidenti i ri Steven Zhang, djali dhe njëri nga trashëgimtarët e pasurisë së Suning Group, zyrtarisht zëvendësoi Erick Thohirin këtë javë dhe ka plane të mëdha për klubin, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo thotë se nuk e mban mend golin spektakolar kundër Empolit
Njëra nga çështjet e para nën diskutim do të jetë arritja e Marottas, i cili ishte larguar menjëherë nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli.
Raporte të ndryshme kanë pohuar se Marotta tashmë ka qenë në bisedime me Interin dhe veçanërisht me Zhangun për rolin e tij të ri në San Siro.
Bazuar në një raport nga gazeta italiane ‘Tuttosport’, Beppe Marotta do të përpiqet për të rregulluar raportin me kampionin evropian – Real Madridit dhe do të bëjë një tjetër përpjekje për të nënshkruar me Modricin, ose në janar ose në fund të këtij sezoni.
Lexo edhe: Incidenti tragjik në Leicester, mësohen të pranishmit në bordin e helikopterit
Derisa ‘Los Blancos’ janë duke pasur probleme të shumta nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp, Luka Modric është qartë e dukshme se dëshiron të transferohet diku tjetër dhe të ketë një eksperiencë të re.
Modricit thuhet se i është kërkuar transferimi edhe nga bashkëlojtarët e tij kroat te Interi si Ivan Perisic, Sime Vrsaljko dhe Marcelo Brozovic./arbresh.info/
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të ...
Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Mila...
6 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitj...
Java e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit në Shqi...
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës k...
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit