Edhe 20 vjet pas vdekjes së parakohshme të saj ne ende po mësojmë pjesë që nuk i dinim nga princesha e Uellsit, madje edhe fakte të errëta për jetën personale të Princeshës “së Popullit”.
Pjesa më e madhe e asaj që dimë për jetën personale të princeshës Diana është në sajë të audiokasetave që ajo regjistroi vetë. Sapo e kuptoi se martesa e saj me Princin Charles ishte drejt fundit, ajo e dokumentonte anën e saj të historisë në një regjistrues dhe i dha kasetat shokut të ngushtë të saj, Dr, James Colthurst. Ky i fundit ia dha gazetarit Andrew Morton, kështu që fjalët e saj mund të bëheshin publike. Nga këto kaseta, Mortoni publikoi biografinë ‘’DIANA: Historia e saj e vërtetë-me fjalët e saj në vitin 1992’’. Askush nuk e dinte se Diana kishte një dorë në botimin e librit deri pas vdekjes së saj. Këtu janë disa fakte më të habitshme që ndoshta nuk dinit për Princeshën Diana.
1.Ka patjetër mënyra për të përmirësuar marrëdhënien mes motrash, por nuk jemi të sigurtë nëse ndarja e një të dashuri është njëra prej tyre. Para se Diana dhe Charles të fillonin të njiheshin, ai ka dalë disa herë me motrën e saj, Sarah. Më pas ajo prezantoi Dianën me princin Charles dhe kështu ajo tashmë e quan veten pjesë të kësaj arritjeje.
2.Mbretëresha Elizabeth dhe gjyshja e princeshës Diana, Ruth Fermony kanë qenë mikesha. Në fakt gjyshja e Dianës gjithashtu ka punuar për mbretëreshën si një nga zonjat e saj të besuara.
3.Pema e familjes mbretërore mund të jetë shumë e komplikuar, por mos u shqetësoni kemi arritur të kuptojmë që princesha Diana dhe princi Charles janë kushërinj të largët. Në mënyrë të veçantë, ata ishin kushërinj të 16-të.
4.Në regjistrimet e kasetave, Princesha Diana diskutoi në hollësi martesën e saj, madje duke e quajtur edhe ditën e saj të dasmës “dita më e keqe e jetës”. Në mënyrë të veçantë, ajo fliste gjerësisht për mungesën e një jete seksuale, duke thënë se burri i saj ishte “shumë i çuditshëm”.
5.Ditën e dasmës ajo ka ngatërruar fjalët e betimeve dhe ndoshta kjo ka qenë shenja e parë që kjo martesë nuk do të shkonte mirë. Njerëzit e pranishëm zotohen, që dëgjuan se ajo e quajti burrin e saj “Philip Charles” në vend të “Charles Philip”, duke përzier emrat e tij të parë dhe të mesëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...