Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar më pak se që pritej në tremujorin e tretë 2018, ndërkohë që rënia e eksporteve si pasojë e tarifave tregtare, u kompensua nga shpenzimet e forta konsumuese. Kjo ka mbajtur rritjen ekonomike brenda objektivit të Donald Trump, në 3 për qind për këtë vit.
Sipas Departamentit të Tregtisë, Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 3.5 për qind në periudhën korrik-shtator 2018 me bazë vjetore dhe mori gjithashtu nxitje nga investimet në inventarë dhe shpenzimet qeveritare.
Deri sa kjo normë ra poshtë rritjes prej 4.2 për qind në tremujorin e dytë, ishte ende sipër potencialit të rritjes ekonomike, që sipas analistëve qëndron në 2 për qind. Megjithatë, kishte faktorë paralajmërues ndaj zgjerimit ekonomik, që ka arritur tashmë vitin e nëtë radhazi të rritjes, që është periudha e dytë më e gjatë në histori. Shpenzimet e bizneseve u ngadalësuan dhe investimet në shtëpi ranë për të tretin tremujorë radhazi, duke treguar se reduktimet tatimore prej 1.5 trilion dollarë kanë ndaluar së dhënuri efekt dhe normat e larta të interesit po dëmtojnë tregun e pronave.
Stimujt fiskalë janë pjesë e masave të adaptuara nga presidenti Trump, për të nxitur rritjen ekonomike në 3 për qind në mënyrë të qëndrueshme. Megjithatë, administrata është përfshirë në një luftë tregtare me Kinën dhe ngadalësimi i lehtë në tremujorin e tretë, reflektoi kryesisht tarifat e Pekinit ndaj eksporteve amerikane, përfshirë sojën. /Telegrafi/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...