Studiuesi Erald Kapri, ka ndarë sot përmes rrjetit social Facebook, zbulimin e dy objekteve të rralla që i përkisnin mbretit Ahmet Zogu.
Kapri shkruan se paleta mbretërore dhe stema e makinës Bugatti, të cilat i përkisnin mbretit Zog, kanë dalë në shitje në një shtëpi ankandi në Londër.
Ja postimi i Kaprit:
Një shtëpi ankandesh në londër “The saleroom” ka zbuluar dhe nxjerrë në shitje dy objekte të rralla të Mbretit Zog. Bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore dhe stema e makinës mbretëtore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot.
Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxori në fund të viteve 20 një model mbretëror makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore. Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën. Por më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do i vendosej makinës sipër kofanos së saj. Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro.
Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretërore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut. Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit “Unione Militare Roma”. Çmimi i spaletës është 600 euro.
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...