11:16 | 28 Tetor 2018
Arbresh.info
Në një intervistë për “Revistën Who”, Inis Gjoni ka rrëfyer diçka me shume rreth vetes. Ndër të tjera Gjoni tregon:
- Me Ingritin nuk ka zgjat asnjëherë inati. Grindemi tani dhe pas 60 sekondave jemi serish duke folur.
- Kur mbarova shfaqjen e parë si regjisore, isha aq e emocionuar sa nuk i njihja njerëzit që takoja.
- Ka qenë një rast kur drejtoja Festivalin e Këngës, se bashku me mikun tim Gaz Gjoka, që harrova pjesën time te tekstit dhe nisja te flisja “përçart” për te dal nga situata. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë, por këngëtari e kuptoi qe ishte e radha e tij (qesh).
- Besoj se kam qende nder vajzat e para ne Tirane qe kam drejtuar automjet, ne vitin ’96. Une dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat.
- Çmenduria me e madhe qe kam bere ne timon, kam kaluar Llogaranë, natën dhe me mjegull. Zoti ka qene me mua atë natë.
- Kam refuzuar mbi 10 oferta për të qenë në ekran vitet e fundit, nuk e di c’më ka gjetur, por besoj se dashuria për teatrin po me mban larg televizionit.
7. Jam një gjumashe e pandreqshme… Do jepja gjithçka qe te flija gjumë ne mëngjes, por qe prej lindjes së Coco kam kohë që nuk e di se ç’do të thotë të flesh gjumë deri në orën 10. Maksimumi që kam arritur, ka qenë 9-ta. (qesh)
- Deri para se te bëhesha nene dija te gatuaja vetëm vezë.
- Për flokët e mi kujdesem vetëm unë, edhe në parukeri, apo dalje televizive, flokët i kuroj vetë.
- Kam shume histori nga jeta si balerinë, me ka ndodhur qe me ka dal këpuca gjate kërcimit, qe partneri ka këputur mishin duke me ngritur ne padjeshkë, e të tjera si këto.
- Prej vitesh, harroj cdo ditëlindje të familjes, perfshirë edhe timen. E vetmja qe ben përjashtim eshte ditëlindja e Coco Antonel, dita me e bukur e jetës sime.
- Nuk bej palestër, por nje here ne dite i ngjis shkallet në këmbë deri ne shtëpi. Dhe une e kam shtëpinë ne katin e tetë.
- Kur me pëlqejnë një palë këpucë blej tre palë në të njëjtin model dhe ngjyrë. Ti kem se nuk i dihet (qesh).