Kur ndiheni shumë të lodhur, patjetër që mund të ndiheni edhe sikur ju mungon kapaciteti i trurit. Tani, një studim i ri ka sugjeruar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit.
Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi – Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit, transmeton lajmi.net
Duke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut. Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.
Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit.
Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyq në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.
Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira.
Andaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...