Yigit Bulut, një prej këshilltarëve kryesorë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se një luftë greko-turke do të përfundonte brenda 3-4 orësh në katastrofë për Athinën.
Gazeta greke “Protothema” ka publikuar ato që i quan kërcënime të reja të Bulut gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror, TRT.
Gjatë programit “Analiza e Thellë”, Bulut i kujtoi Athinës se “prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3-fishi i Greqisë.
Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë”.
Duke iu referuar një incidenti të javës së kaluar mes fregatës greke e cila interceptoi një anije kërkim-zbulimi turke në Egje, Bulut tha se Athina po nxitej nga fuqitë e mëdha për të sulmuar Turqinë.
Madje për këtë Bulut dha edhe emra shtetesh. Sipas tij ishte Izraeli që i siguronte Greqisë informacione të siguruara nga avionët UAV në mënyrë që t’i përdornin kundër anijes turke “Barbaros”.
Media greke kujton se Bulut ka përdorur retorikë provokuese ndaj Greqisë edhe në të shkuarën.
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip