Një shqiptar ka mbetur i plagosur në tentativë për të vjedhur kamionin e një biznesmeni italian, i cili ka hapur zjarr për ta ndaluar.
Ngjarja ka ndodhur Francolise, në Caserta. Shtypi italian shkruan se hajduti shqiptar është plagosur në sy me armën e gjuetisë teksa ndodhej mbi kamion, ndërkohë që pronari i kësaj të fundit ka bërë sikur është plagosur në këmbë i shtypur nga mjeti për të shmangur akuzën për tentativë vrasjeje.
Shqiptari i plagosur është shtruar ndërkohë në spitalin Cardarelli në Napoli, por jo në rrezik për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të dy. Shqiptari është nën hetim për grabitje, ndërsa biznesmeni për tentativë vrasjeje edhe pse pozita e tij mund të lehtësohet dhe të kthehet në një një tejkalim të pavullnetshëm për t’u vetëmbrojtur.
Sipërmarrësi, pronar i një kompanie transportuese, i tha policisë se ai kishte reaguar ndaj një grabitjeje dhe se u përpoq të ndalonte agresorin që ngiste kamionin dhe se kishte qëlluar për të mos u goditur nga automjeti.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...