Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se Regjistri i vetëm kombëtar i Maqedonisë i rregullatorëve të Republikës së Maqedonisë është njoftuar për fillimin e procesit të përgatitjes së Propozim-ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë.
“Pas konsultimeve mujore me përfaqësues të organizatave qytetare, plotësisht i pranuam vërejtjet e të gjithë palëve të prekura, si dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e ministrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë thekson se me ndryshimet në Ligjin për abort shfuqizohet këshill dhënia e obliguar dhe pritja prej tri ditëve, si dhe formimi i Komisionit të detyrueshëm deri në javën e 22-të shtatzënisë.
“Me ndryshimin e Ligjit, shfuqizohen procedurat administrative/barrierat për zbatimin e procedurës për abort të sigurt. Gruas do t’i jepen informacione të plota, objektive dhe të sakta në lidhje me mënyrën e kryerje së ndërhyrjes. Vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë do të mund të bëhet nga pacienti me dijeni, pa detyrim nga askush, si dhe dhënia e përkrahjes së pacientes, pa asnjë përbuzje apo akuzë nga ana e punëtorëve shëndetësor.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...