Në një intervistë për gazetën greke “Real news”, ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos tha se “deri në mars vitin e ardhshëm, marrëveshja e Prespës do të arrijë në Kuvendin e Greqisë dhe pa asnjë dyshim do të ratifikohet”.
Siç raportojnë nga AIM, ai komento edhe votimin në Kuvendin e Maqedonisë dhe vendimit e sjellur më shumicën prej dy të tretave për fillim të ndryshimeve kushtetuese.
“Kjo është ndërlidhje pozitive që tregon se marrëveshja e Prespës e mban momentumin e saj. Për dy popujt tonë, kjo do të thotë fund kontestit të zjarrtë, i cili mund të mbaronte që nga vitet e 90-ta. Por gjithashtu është hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon i cili gjithmonë ka qenë bure baruti në Evropë. Deri në mars të vitit 2019, nëse ashtu siç duke do të mbarojnë ndryshimet kushtetuese në Shkup, marrëveshja do të arrijë për ratifikim në Kuvend. Nuk kam asnjë dyshim se do të votohet”, thotë ministri alternativ për Punë të Jashtme, Georgios Katrougalos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ceku edhe fillimin e linjës ajrore të kompanisë greke “Aegean Airlines” për lidhje direkte midis Athinës dhe Shkupit, si mundësi për thellimin e kontakteve midis dy popujve dhe rritjes së bashkëpunimit në më shumë fusha.
Kompania greke “Aegean Airlines” nga 1 nëntori edhe zyrtarisht do të fillojë me fluturimet direkte Athinë – Shkup, dy herë në javë, pas një pauze prej 10 viteve.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...