Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe zyrtari i lartë i koalicionit “Shqiptarët e vendosur”, Z.Nik Gjeloshaj, deklaroi për të përditshmen “Dan”, se subjektet politike shqiptare që janë pjesë e qeverisë nuk kërkojnë ndryshimin e simboleve shtetërore dhe se koalicioni i tyre nuk do të mbështes iniciativën e Partisë Boshnjake.
Gjeloshaj tha se ata gjithashtu janë kundër iniciativës për heqjen e veprave të Njegosh dhe Danilko Kish nga programi arsimor në Mal të Zi.
“Shqiptarët nuk kanë kërkesa për ndryshimin e flamurit, sepse flamuri zyrtar i Malit të Zi respektohet nga shqiptarët. Ajo është shprehje e shumicës së Malit të Zi dhe ne atë e respektojmë. Shqiptarët në Mal të Zi dhe kudo që jetojnë, kanë flamurin e tyre kombëtar dhe gjithashtu atë shtetëror në Mal të Zi”.
Mendoj se kërkesa e partisë boshnjake nuk është e mirë ndaj Malit të Zi. Shqiptarët nuk e kuptojnë dhe nuk
e mbështesin lidhjen e fesë me komb dhe flamur”, tha Gjeloshaj.
Ai vlerësoi se aktivitetet e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe kërkesa e partisë boshnjake janë të ngjashme.
“Siç mendojmë se duhet hequr Kisha nga Rumija, në parim jemi edhe kundër iniciativës së Partisë Boshnjake
për ndryshimin e flamurit dhe kërkesave tjera në lidhje me Njegoshin dhe Kish. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në diskutimet për të gjitha çështjet e hapura, siç kemi kontribuar në pavarësinë dhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Kontributi në rrugën e mëtejshme demokratike të Malit të Zi do të jetë i padiskutueshëm kur bëhet fjalë për shqiptarët”, tha Gjeloshaj. /Malësia.ME/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit