Google ADS

Është gjetur ilaçi për thyerjen e zemrës!

15:12 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

“Ndarja nga partneri është një nga përvojat emocionale më negative që një person mund të ketë dhe mund të jetë një shkas i rëndësishëm për zhvillimin e problemeve psikologjike”, thotë hulumtuesi postdoktoral Leonie Koban, duke vënë në dukje se një dhimbje e tillë shoqërore është e lidhur me një rrezik 20-fish më të lartë të zhvillimit të depresionit në vitet e ardhshme.

“Në studimin tonë, kemi gjetur se një placebo mund të ketë efekte mjaft të forta në reduktimin e intensitetit të dhimbjes shoqërore”. Për dekada të tëra, hulumtimet kanë treguar se placebo (trajtimet pa përbërës aktivë) mund të lehtësojnë dhimbjen, sëmundjen e Parkinsonit dhe sëmundjet e tjera fizike.

Studimi i ri, i botuar në mars në Journal of Neuroscience, është i pari që mat ndikimin e placebos në dhimbjen emocionale nga refuzimi romantik.

Hulumtuesit rekrutuan 40 vullnetarë që kishin përjetuar një “ndarje të padëshiruar romantike” gjatë gjashtë muajve të fundit. Atyre i’u kërkua të sillnin një fotografi të ish-it të tyre dhe një fotografi të një shoku të mirë të gjinisë së njëjtë.

Gjatë skanimit me rezonancë magnetike funksionale (fMRI), pjesëmarrësve i’u shfaqën imazhet e ish partnerit të tyre dhe i’u kërkua të kujtojnë momentin e ndarjes. Pastaj i’u treguan imazhe të shokut të tyre. Ata gjithashtu i’u nënshtruan dhimbjeve fizike (një stimul i nxehtë në parakrahun e majtë të tyre). Ndonëse nuk ishin identike, rajonet që u ndezën gjatë dhimbjes fizike dhe emocionale ishin të ngjashme.

Sipas Tor Wager, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës në CU Boulder, kjo do të thotë që dhimbja që përjetoni me rastin e ndarjes nga partneri është e vërtetë; neuro-kimikisht e vërtetë.

Subjektet pastaj u spërkatën më një llak në hundë. Gjysmës prej tyre i’u tha se ishte një “analgjetik i fuqishëm në reduktimin e dhimbjes emocionale”, kurse gjysmës tjetër u tha se ishte thjeshtë një përzierje e kripur. Kur u kthyen brenda makinës fMRI, subjekteve i’u shfaqën sërish imazhet e ish-it të tyre dhe i’u nënshtruan dhimbjes. Grupi i placebos jo vetëm që ndjeu dhimbje më pak fizike dhe u ndje më mirë emocionalisht, por truri i tyre reagoi ndryshe kur i’u tregua ish partneri.

“Ajo që shihet është se ju keni pritshmëri pozitive dhe kjo ndikon në aktivitetin e korteksit tuaj prefrontal (paraballor), e kjo ndikon në trurin tuaj të mesëm për të prodhuar opiaksione neurokimike (aktivitet antidhimbje me anë opiateve të brendshme) ose përgjigje dopaminergjike”, tha Wager. Sipas tij, “vetëm fakti që ju po bëni diçka për veten tuaj dhe të angazhoheni në diçka që i’u jep shpresë mund të ketë një ndikim pozitiv”. Në fund të fundit, nëse partneri ju ka lënë së fundmi atëherë bëni diçka që besoni se do të i’u ndihmojë të ndiheni më mirë dhe ju në të vërtetë do të ndiheni më mirë”./Revista Psika

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme