Rusia po përgatitet për luftë, thotë diplomati rus

13:50 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Një diplomat rus ka konfirmuar dhe mohuar që skifterë amerikanë janë duke u përgatitur për luftë.

Moska me të vërtetë është duke u përgatitur për luftë, tha ai, vetëm në rast se Shtetet e Bashkuara nisin një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, Andrey Belousov, zëvendës drejtor i Departamentit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë për Mospërhapjen dhe Kontrollin e Armëve, tha se Rusia me të vërtetë po përgatitet për luftë, kështu që mund të mbrojë popullin e saj kundër agresionit amerikan.

“Në një takim të fundit, SHBA-të deklaruan se Rusia po përgatitet për luftë. Po, Rusia është duke u përgatitur për luftë, mund ta konfirmoj”, tha ai.

Ndërtimi ushtarak i Rusisë dhe stërvitjet në shkallë të gjerë, shpesh të paraqitura në mediat perëndimore si përgatitje për luftën gjithëpërfshirëse, janë një domosdoshmëri mbrojtëse, tha ai.

“Ne jemi duke u përgatitur për të mbrojtur atdheun tonë, integritetin tonë territorial, parimet tona, vlerat tona, njerëzit tanë”.

Rusia nuk kërkon një konfrontim, tha ai, për dallim nga SHBA-ja.

Pse ndryshe Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga Traktati [INF], do të rrisin potencialin e tyre bërthamor, do të miratojnë një doktrinë të re bërthamore që ul pragun për përdorimin e armëve bërthamore – kjo është çështja për të gjithë ne”.

“Rusia po përgatitet për ‘luftë’, ndërsa SHBA po përgatit “luftën”.

Fjalët e Belousovit erdhën pas një rezolute ruse për të përforcuar Traktatin e INF, e cila ndalon armët bërthamore të ndërmjetme, u kundërshtua me shumicë dërrmuese në Komitetin e Parë të OKB-së.

“Shumica e atyre që votuan kundër ishin përkrahës të Traktatit të INF-it. Nuk e kuptoj qëndrimin e tyre”, tha Belousov.

Midis atyre që votuan kundër draftit ishin Britania e Madhe, Gjermania, Franca, dhe, natyrisht, SHBA./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme