Si të lyeni pa ngjyrë apo tatuazh vetullat

13:36 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Ky miksim do i japë një ngjyrë kafe të errët vetullave të zbehta: pa i lyer me boja e kimikate, pa bërë tatu, vetëm me zgjidhje natyrale. Nëse keni nevojë për të, atëherë jeni në artikullin e duhur….

Përbërësit:

Dy lugë çaji llum kafeje

Një lugë çaji pluhur kakaoje

Dy lugë gjelle vaj kokosi

Pak mjaltë

Përgatitja:

Llumin e kafesë dhe pluhurin e kakaos i përzieni mirë bashkë.

Nëse e doni edhe më të zbehtë ngjyrën, shtoni më shumë pluhur kakaoje.

Për ta bërë më ngjitëse përzierjen, shtojini vaj kokosi dhe mjaltë.

Kjo bën që “boja” të qëndrojë në vetulla dhe të mos bjerë në sy.

Merrni një furçë të vogël dhe lyeni vetullat sipas formës që keni.

Lëreni përzierjen në vetulla për 20 minuta dhe më pas hiqeni “bojën”.

Kaq thjeshtë ju mund të keni vetulla me ngjyrë më të errët, pa pasur nevojën të shkoni në sallon bukurie!

– Mund të përdorni edhe vajra të tjerë në mungesë të vajit të kokosit, si psh vaj ulliri, vaj vitamine E, vaj

13 arsyet se pse vetullat tuaja duken keq!

Vetullat i japin formë fytyrës tuaj, ndaj është e rëndësishme t’i bëni bukur harqet.

Sipas Cosmopolitan.com, Cyndle Komarovski, eskperte për make-up dhe vetullat sqaron se çfarë i bën të duken të shëmtuara vetullat tuaja dhe si t’i rregulloni.

 

  1. Po e bëni katror fillimin e vetullës dhe kjo e bën të duket falso.

Krijoni një formë duke përdorur lapsa apo furçe të holla dhe krijoni hije të lehta.

Mund të përdorni dhe një mascara ngjyrë kafe.

 

  1. Bishti i vetullave tuaja është shumë i gjatë.

Zgjatja e tepërt e bishtit krijon efektin e vetullës së rënë.

Vetulla juaj natyrale mbaron në vendin ku fytyra juaj ngrihet lart dhe vëreni ku lapsi takon në kockën e vetullës, pasi pikërisht aty duhet të përfundojë dhe vetulla juaj.

 

  1. Po e ekzagjeroni me harkun.

Harqet e theksuara mund të ju bëjnë të dukeni të zemëruar ose të habitur edhe kur nuk jeni.

Ndaj nëse doni të bëni vetulla me hark mbajeni lapsin e vetullave në anë të kundërt me flegrat e hundëve dhe mbusheni vetullën diagonalisht me qendrën e syve.

Më pas me furçë rregullojini për poshtë vetullat.

Me një laps të lehtë bëni një çati në pjesën më të sipërme të vetullave.

Më pas me furçë jepini dorën e fundit.

 

  1. Nuk po u jepni formë vetullave.

Nëse nuk keni kohë të takoni një ekspert vetullash atëherë ndiq formën e vetullave të tua (aty ku ka më shumë qime).

 

  1. Ju shihen vende bosh.

Që të mbushni vendet bosh në vetull përdorni një furçë me kënd ose përdorni një laps.

Më pas grumbullojini vetullat me mascara për vetullat.

 

  1. Po përdorni shumë shkëlqyes.

Lyerja përreth vetullave me shumë shkëlqyes mund të vërë në dukje harqet tuaja.

Në vend të kësaj përdorni një ton që është një ton më i lehtë se lëkura juaj.

 

  1. I keni tejmbushur vetullat.

Nëse po dilni në rrugë me vetulla shumë të errëta jo natyrale, ndaloni së bëri, pasi po dukeni komike.

Përdorni një mascara vetullash kaf që të mos ju duhet të harxhoni të gjithë lapsin.

 

  1. Nuk e rregulloni të gjithë vetullën njësoj.

Nëse mendoni se keni mbaruar sapo keni bërë harkun do të përfundoni me një vetull pa rregull dhe pa lidhjes mes bishtit dhe fillimit.

 

  1. Po përdorni ngjyrën e gabuar.

Provoni disa lloje ngjyrash që i përshtaten lëkurës tuaj që të kuponi se cila është ngjyra juaj e përshtatshme.

 

  1. Nuk e përhapni ngjyrën.

Ky është një nga hapat më të rëndësishëm, pasi duket që keni krijuar harqe jo natyralë.

Pasi të keni përfunduar me lapsin, mos harroni të përdorni furçën që ta shpërndani ngjyrën në të gjithë vetullën.

 

  1. Bëni një linjë për të mbushur vetullën.

Mos përdorni vetëm një produkt, për t’i dhënë shkëlqim çdo qimeje të vetullës tuaj pikërisht në drejtimin që po rriten.

 

  1. Vetullat tuaja duken të shpërndara.

Duhet t’i “mblidhni” vetullat që të mos dukeni çuditshëm.

Nëse keni probleme, atëherë blini një pomade për vetulla.

 

  1. Po përdorni shumë produkt.

Nëse vëreni se e keni kaluar masën, përdorni një furçë për të larguar masën e tepërt të make-up.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme