Google ADS

Fjolla e pranon publikisht: I fryva buzët dhe i kam bërë të pasmet

13:35 | 27 Tetor 2018
A. B.

Fjolla Morina këngëtarja e njohur ekstravagante ishte e ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të drejtuar nga Arian Çani.

Gjatë emisionit Fjolla ka folur për shumë të reja nga jeta private si dhe karriera e saj profesionale, shkruan portali arbresh.info

Pasi shquhet si artiste me forma trupore të kolme Fjolla e ka pranuar publikisht se ka bërë ndërhyrje në fizikun e saj. E ftuar mbrëmë në emisionin Zonë e Lirë në Klan Tv, ka thënë se ka fryrë buzët sepse është bërë modë për të gjithë tashmë.

Po ashtu prezantuesi Arian Çani e pyeti nëse i ka bërë të pasmet, Fjolla e ka pranuar edhe këtë gjë!

‘Pas lindjes së vajzës hoqa dhjamin nga barku dhe e vura tek të pasmet dhe tani duken bukur’, shprehet Morina.

Nëna e dy vajzave është ndër të paktat këngëtare që nuk heziton të thotë të vërtetën asnjëherë, shumicën e rasteve ajo tregohet e sinqertë në pyetjet e gazetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme