Google ADS

Sergio Ramos aprovon zgjedhjen nga Florentino Perez për trajner të ri

12:54 | 27 Tetor 2018
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos thuhet se ka dhënë aprovimin e tij për trajnerin e zgjedhur nga presidenti i klubit Florentino Perez si një zëvendësues të Julen Lopeteguit.

Strategu spanjoll ka kaluar disa javë mjaftë të vështira në Bernabeu ndërkohë që skuadra e tij ka humbur katër nga pesë ndeshje radhazi duke shënuar gjithashtu vetëm një herë brenda tyre, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse ata kanë arritur t’i rikthehen fitoreve në mesjavë me fitoren kundër Plzenit në UEFA Ligë të Kampionëve, paraqitja e tyre nuk ishte bindëse dhe gjërat mund të bëhen edhe më të keq për shkak të ndeshjes në udhëtim mjaftë të vështirë këtë vikend kundër Barcelonës në Camp Nou pasditen e së dielës.

Bazuar në një raport nga ‘Sportmediaset’, Lopetegui mund të jetë në prag të shkarkimit ndërkohë që ka sugjerime që Antonio Conte e ka liruar vetën e tij nga kontrata me Chelsean dhe është duke u përfolur për të marrë detyrën te Real Madridi nëse ata humbin këtë vikend, transmeton portali arbresh.info.

Duke u bazuar në këtë, ‘Don Balon’ raporton tani se Perez ka vendosur se Conte është njeriu i duhur për punën e tij dhe Ramos ka dhënë aprovimin për të emëruar atë më mirë në këtë pozitë sesa Jose Mourinhon.

Koha do të tregoj nëse është arritur një marrëveshje dhe nëse Conte do të arrijë në kryeqytetin spanjoll pas këtij vikendi, por kjo nuk duket si diçka premtuese për Lopeteguin nga ana tjetër që është qartë duke luftuar me një betejë të humbur.

Presioni ishte i menjëhershëm për ish trajnerin e Spanjës për shkak të pritshmërive dhe kërkesave të mëdha të vendosura nga suksesi nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes.

Largimi i Cristiano Ronaldos ka përkeqësuar edhe më tej gjërat, por mbetet të shihet nëse një fitore ndaj Barcelonës në vikend do të jetë e mjaftueshme për t’iu shmangur shkarkimit duke bërë Conten që të pres edhe më gjatë./arbresh.info/

Të ngjashme