Janë ndër artikujt më të shitur të sektorit të femrave, e kjo jo falë një teke, por si shkak i një domosdoshmërie të pashmangshme.
Kemi një takim, event apo do të shkojmë në një mbrëmje – çanta e grimit është gjithmonë pranë pasqyrës, për të na ndihmuar të dukemi sa më mirë, në çdo rast të mundshëm.
Le ta pranojmë: këto produkte nuk vijnë kurrë me çmime të leverdisshme, e kjo është arsyeja pse shumica e femrave, nuk i ndërrojnë për një kohë të gjatë.
Nga ana tjetër, data e skadencës vlen edhe për këtë sektor, edhe pse e kemi të vështirë ta pranojmë.
Duke qenë se artikujt e grimit kanë kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, përpos mosdhënies së rezultateve të pritura, çfarë rrezikojmë më shumë është irritimi i sipërfaqes së fytyrës apo zonave të caktuara të saj.
KËSHTU, NE MË POSHTË DO T’JU LISTOJMË SHENJAT E PARA TË SKADENCËS, PËRKATËSISHT PËR SECILIN NGA PRODUKTET KOZMETIKE:
Kremi ton
Pjesa e sipërme e fytyrës bëhet më e yndyrshme se zakonisht, ndërsa në afërsi të mjekrës kremi duket më i trashë dhe i hapur në mënyrë jo të njëtrajtshme.
Pudra
Nëse shikoni shkëlqim të tepërt mbi lëkurë, kjo do të thotë se mineralet e pudrës përzihen me yndyrën e fytyrës – me pak fjalë, thjesht flakeni tutje!
Rimeli
Më shumë se çdo gjë tjetër, aroma është ajo që dëshmon kur ka ardhur koha të ndërrojmë rimelin. Siç dihet, idealja është ta zëvendësoni të vjetrin me të riun çdo 3-6 muaj.
Peneli
Kur peneli skadon, gjatë kohës së aplikimit lë viza të bardha të pambushura, çka do të thotë se nuk ia vlen më përdorimi.
Buzëkuqi
Shkrirja, copëtimi apo aroma e padurueshme dëshmojnë se buzëkuqi e ka vendin tek mbeturinat, e jo tek çanta e grimit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...