Departamenti i Zjarrfikësve në Prishtinë që nga dita e djeshme po mundohet të fikë një zjarr në deponinë e mbeturinave në lagjen “Arbëria”.
Ekipi i portalit Arbresh.info në vendin e ngjarjes bën të ditur se përkundër lokalizimit të zjarrit, tym i madh vazhdon të dalë nga kjo deponi.
Zjarri po konsiderohet i qëllimshëm dhe sipas shefit të Qendrës së Zjarrfikësve 2, përgjegjësia për këtë gjendje bie mbi institucionet komunale.
Shkodra tha se ekipi i zjarrfikësve dje në orën 14:00 ishte thirrur në këtë lagje, dhe se ishte arritur fikja e flakëve, por që zjarri ishte rindezur sërish në orët e mbrëmjes.
“Ky zjarr konsiderohet i qëllimshëm, në mes të qytetit është bërë deponi ku hidhen mbeturina pa kontroll. Dje rreth orë 14:00 jemi thirrur ne si zjarrfikës dhe ka intervenuar ekipi ka bërë fikjen e zjarrit ndërkohë mbrëmë rreth orës 22:00 prapë e kanë rindezur zjarrin, ekipet kanë intervenuar që nga atëherë dhe ende po vazhdon duke qëndruar me ekipe kujdestare”, u shpreh Shkodra.
Sipas tij përgjegjësia për këtë bie tek organet komunale, pasi që nuk është dashur as të lejohet krijimi i një deponie të tillë.
“Përgjegjësia për këtë problem bie mbi organet komunale, sepse ky nuk është vend ku është dashur të lejohet krijimi e një deponie të qytetit, ku së pari rrezikohen qytetarët pasi që shtëpitë po shihen anembanë, mos të flasim për ndotje të ambientit.”, tha tutje ai./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi