Digjen mbeturinat, ndotin ajrin në Prishtinë

10:10 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Që nga dita e djeshme në lagjen Arbëria është duke u djegur një deponi e mbeturinave.

Kjo gjë ka alarmuar qytetarët të cilët kanë parë tymin duke përhapur në hapësirë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Departamenti i Zjarrfikësve për “Arbresh.info” të cilët thanë se ishin vetëm mbeturinat duke u djegur.

“Që nga dje janë duke u djegur mbeturinat në këtë lagje, ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes, por që zjarri është mbuluar nga dheu për këtë ende po del tym”, kanë thënë zjarrfikësit për Arbresh.info.

Në adresën e portalit janë dërguar disa foto të tymit që po vazhdon të dalë nga kjo djegie./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme