Luana Vjollca nga bionde kthehet në zeshkane joshëse

10:12 | 27 Tetor 2018
A. B.

Luana Vjollca prezantuesja e njohur shqiptare, mori gjithë vëmendjen me ndryshimin e stilit të flokëve.

Nga një bionde e theksuar, ajo u kthye në një brune, duke bërë një ndryshim vërtet të dukshëm në paraqitjen e jashtme por po duket tejet seksi, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram disa fotografi të reja, ku kësaj radhe vjen si një brune atraktive  duke i vënë në pah asetet e saj gjigante, ku në fokus të këtyre pamjeve ajo i kishte të pasmet super të formuara, të cilat çdo femër ia ka zili.

https://www.instagram.com/p/BpaAsANgRbo/?taken-by=luanavjollca

Është cilësuar më e suksesshme në sferën e moderimit, e në atë të këndimit ka marrur kritika të shumta, megjithatë Luana vazhdon me projekte duke thënë se ky është një pasion i saj.

Ajo numëron mbi 1 milion ndjekës dhe disa fansa të flakët të cilët kanë tëhapura edhe fan page me emrin e moderatorës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme