Reagimi i kreut të opozitës për dorëheqjen e Fatmir Xhafës

09:46 | 27 Tetor 2018
A. B.

Kreu i opozitës Lulzim Basha komenton dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas tij ky është hapi i parë për të pastruar politikën nga krimi.

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Evropë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi”, shkruan Basha.

Lideri i opozitës hedh akuza të forta ndaj Xhafës se e vuri policinë nën kontrollin e krimit.

“Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha.

Dorëheqjen e ministrit Xhafaj dhe emërimin e Sandër Lleshit në krye të këtij dikasteri i njoftoi kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme