Për duhanpirësit që më në fund kanë hequr dorë nga ky ves i keq, mund të duhet shumë kohë që mushkëritë të pastrohen tërësisht nga toksinat dhe tymi i duhanit.
Megjithatë, një studim i ri sugjeron se zgjidhjen mund ta keni shumë afër në kuzhinë. Studimi që ka zgjatur për gati një dekadë sugjeron se dietat e pasura me domate dhe fruta, sidomos mollë, mund të përshpejtojnë procesin e shërimit të mushkërive të dëmtuara nga duhani. Shkencëtarët nga Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg në Baltimore theksojnë se nga këto ushqime nuk përfitojnë vetëm ish-duahnpirësit, por edhe ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.
“Studimi sugjeron gjithashtu se një dietë e pasur në fruta mund të ngadalësojë procesin e plakjes natyrale të mushkërive edhe nëse nuk keni pirë kurrë duhan”, thotë autorja kryesore e studimit, Vanessa Garcia-Larsen.
Në studim u përfshinë më shumë se 650 vullnetarë nga Gjermania, Norvegjia dhe Britania, të cilët u monitoruan për gati 1 dekadë. Personat që konsumuan më shumë se 3 racione fruta në ditë, sidomos mollë, dhe 2 domate, kishin një rënie më të ulët të funksionit të mushkërive se ata që konsumuan vetëm 1 domate dhe 1 racion fruta në ditë, raportojnë shkencëtarët. Funksioni i mushkërive fillon ngadalësimin që prej moshës 30-vjeçare, kështu dieta me ushqime të shëndetshme është më se e nevojshme. Studimi sugjeron se lëndët ushqyese te domatet dhe frutat e freskëta mund të ndihmojë në riparimin e mushkërive të dëmtuara nga duhani. Ekspertët thonë se ky studim është një tjetër arsye përse duhet të ushqeheni shëndetshëm./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën