Google ADS

Dy persona rrëzohen nga shkëmbi i Parkut të Yosemite

08:09 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Zyrtarët në Parkun Kombëtar të Yosemite janë duke hetuar vdekjet e dy personave të cilët u rrëzuan nga një shkëmb i famshëm.

Një zëdhënës i parkut tha se trupat e një burri dhe një gruaja janë gjetur nga një turist nën Taft Point, që është rreth 900 metra mbi tokën e luginës, transmeton portali arbresh.info.

Të paktën 10 persona kanë vdekur në këtë park vetëm këtë vit, shtoi më tej zëdhënësi.

Muajin e shkuar, një adoleshent izraelit ra fatalisht nga një tjetër vëzhgim popullor në parkun kombëtar amerikan të njohur botërisht.

Rejnxhersat e parkut ende nuk e kanë identifikuar dyshen dhe janë duke provuar të nxjerrin trupat e tyre , njoftuan zyrtarët.

“Ky incident është nën hetime dhe nuk ka në dispozicion detaje të tjera”, tha në një deklaratë Scott Gediman.

Vdekjet e fundit vijnë vetëm një javë pasi një fotografi në Taft Point u bë virale, për shkak të një propozimi martese mes sfondit të maleve të Sierra Nevadës.

Taft Point një kep në lartësi 7,500 ft (2.3km), përmban pamje që të lënë pa frymë të Yosemite Falls dhe El Capitan – shkëmbi i famshëm granit që është i popullarizuar në mesin e alpinistëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme