Zëvendësministri i Jashtëm në Qeverinë e Shqipërisë, kosovari Gent Cakaj, tha se në qershor të vitit të ardhshëm pritet të hapen negociatat me BE-në.
Ai tregoi se vendimi formal për hapjen e negociatave do të jetë zyrtarisht në qershor, dhe se Këshilli e ka urdhëruar Komisionin që ta kryejë fazën përgatitore ose screening me Shqipërinë.
Ai në Interaktiv të KTV-së, tha se fakti që Shqipëria ka marrë datën tregon gatishmëri të shteteve të Evropës. Më pas, është edhe konstalacioni rajonal, e shtoi se në këtë fazë, edhe Shqipëria edhe Maqedonia janë trajtuar njëjtë.
Ai shtoi se për një sërë arsyesh, qysh prej negociatave të BREX-it, Shqipëria ka gëzuar përkrahje të madhe nga shumë vende.
“Shqipëria ka filluar bashkë me Maqedoninë fazën e përgatitjeve për negociata. Nëse vitin e ardhshëm hapen negociatat, kjo s’do të thotë që Shqipëria ka humbur një vit por se është përgatitur më tepër”, tha ai.
Cakaj tutje tha se procesi i anëtarësimit, është hap shumë i rëndësishëm për ta.
“Pasi veç kemi filluar për përgatitjen për negociata, tregon se kemi sinjale pozitive”, shtoi tutje.
Ai theksoi se procesi i negociatave varet nga stadi i shteteve Evropiane.
Vlen të theksohet, tha Cakaj, se hapja e negociatave nuk garanton avantazh në procesin e avancimit. “Shqipëria i është nënshtruar procesit të Vetingut”, tha ai, duke treguar se sigurisht, mund të hasin në probleme.
Ai tha se është me rëndësi të theksohet se Shqipëria ka shmangur një skenar që mund të kishte qenë drastik.
“Meqë në maj të vitit të ardhshëm bëhen zgjedhjet e Parlamentit Evropian mund të ketë një konstolacion tjetër politik dhe pa një datë paraprake Shqipëria do të kishte qenë në një terren me të panjohura. Ajo që ka siguruar Shqipëria është se pavarësisht këtyre zhvillimeve Këshilli do të vendosë për hapjen e negociatave në qershorin e vitit të ardhshëm”, tha Cakajt.
Ai shtoi se procesi i hapjes së negociatave është një proces që varet nga disa faktore. Ai shpjegoi se puna përgatitore nis në korrik për t’u finalizuar në fund të 2019 kur mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
“Është një proces që varet nga shumë faktorë, por se rrjedhat në BE dhe Shqipëri tashmë nuk mund të konsiderohen të ndara. Punët parapërgatitore me komisionin do të fillojnë në korrik, specifikisht në sektorin e drejtësisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.
Tregoi se më pas vjen komponenti i raportit përfundimtar i cili do të publikohet në prill 2019, në qershor 2019 pritet vendimi për hapjen e negociatave dhe në fund të vitit mbahet konferenca e parë ndërqeveritare që shënon edhe fillimin zyrtar të negociatave mes Shqipërisë dhe BE për anëtarësim.
Cakaj, më tej tha se sa më i paparashikueshëm do bëhet Bashkimi Evropian, aq më shumë do bëhet Ballkani Perëndimor.
Cakaj tha se ajo që ka ndodhur në Kosovë e Shqipëri, është e ngjashme. Ka thënë se heshtja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, është keqinterpretuar.
“Një kryeministër i një shteti shqiptar, nuk i takon të ndërhyjë në një vendim të brendshëm të një shteti tjetër. Shqipërisë i takon vetëm ta mbështesë në mënyrë të pakushtëzuar”, tha ai.
“Ajo çka Serbia është duke lobuar, që të normalizojë marrëdhëniet por mos ta njohë shtetësinë Kosovës”, tha ai.
Tha gjithashtu se Kosova dhe Serbia duhet ta kenë demarkacionin, të vendosin si dy shtete të pavarura.
Rama, nga deklaratat e tij, ka lënë të kuptojë që përkrah vendimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Por, Cakaj, tha se qëndrimi i Ramës nuk është i tillë. Ai tha se ka shpalosur deklarata të Ibrahim Rugovës e Rexhep Qosjes, që e mbështetin pak a shumë një veprim të tillë./Koha.net/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...