Google ADS

Azet shumë shpejt me këngë të re në gjuhën shqipe

00:19 | 27 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Është goxha aktiv në projekte të reja muzikore.

Hip hop superylli shqiptar, Azet para tre muajve lansoi projektin e ri muzikor të titulluar “KMN MEMBER”, shkruan lajmi.net

Artisti nga Podujeva tani ka nisur përgatitjet e këngës së re që do ta sjell në gjuhën shqipe. “Skam koh o skam koh ”, shkruan Azet në Instagram teksa shfaqet duke kënduar një pjesë të këngës.

Këngëtari nga Kosova që është rritur në Gjermani këtë vit mbajti turneun ballkanik me performanca në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Ai shkëlqeu në performancat e tij ku ka mbledhur njerëzit nga vende të ndryshme të botës. “Qa bone”, “Kriminell”, “Mama”, janë disa nga projektet e suksesshme të tij.

https://www.instagram.com/p/BpaQfwQiS5o/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme