Gruaja e Assadit në gjendje të rëndë shëndetësore

23:38 | 26 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Asma, gruaja e diktatorit sirian Bashar Assad është duke luftuar me jetën. Ajo u filmua  duke folur me gratë në një qendër siriane të kancerit të gjirit, para se të merrte pjesë në seancën e radhës të trajtimit.

Në muajin gusht, zonja e parë e vendit u diagnostikua me kancer të gjirit. Në atë kohë, Damasku pranoi se kishte filluar trajtimin për fazat e hershme të kancerit të gjirit.  Asma Assad u kap në kamera në një qendër lokale të kancerit.

Lajmi i vizitës së gruas së diktatorit në qendrën siriane të kancerit të gjirit është publikuar nga vetë  presidenca siriane. Asma Assad është parë me një shami në kokë, duke përshëndetur ngrohtësisht stafin e spitalit dhe pacientët. Zonja e parë duket se ka humbur flokët për shkak të kimioterapisë.

https://twitter.com/Presidency_Sy/status/1055425075334266886?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1055425075334266886&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F10%2F26%2Fgruaja-e-assadit-ne-spital-duke-bere-kimio-video%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme