Google ADS

Dosja Babale i kalon Prokurorisë së Tiranës

22:55 | 26 Tetor 2018
Arbresh.info

Me argumentin se nuk është kompetente për të hetuar dosjen “Babale”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për këtë çështje.

Dosja i është deleguar Prokurorisë së Tiranë këtë të premte, e cila do hetojë për “kallëzim të rremë”, Albert Veliun, Fredi Alizotin, gazetarin Jemtir Olldashi dhe deputetin Ervian Salianji.

Ndërsa Krimet e Rënda kanë mbajtur një pjesë të dosjes pasi dyshohet se mund të ketë pasur trafik droge. Prokuroria nisi hetimet pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet se Albert Veliu fliste me vëllain e Ministrit të Brendshëm për të trafikuar drogë.’

Pas 5 muajsh hetim, sipas prokurorisë, zëri nuk ishte i Geron Xhafës, por i Fredi Alizotit, mik i Veliut i cili pranon inskenimin. Pas kësaj deputeti Salianji publikoi një video një Fredi Alizoti sqaronte se për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori ishte sjellë në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe ishte joshur. Prokuroria po i heton të dyja çështjet ndërsa mban në qeli Fredi Alizotin dhe ka bërë kërkesë për ekstradim nga Kosova për Albert Veliun./Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme