Taravari: Nuk do t’i kushtëzojmë ndryshimet kushtetuese

21:57 | 26 Tetor 2018
Arbresh.info

Arben Taravari, kryetar i Gostivarit dhe Sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar se nuk do të kushtëzohen ndryshimet kushtetuese.

I ftuar në debat televitiv në Tv Telma, Taravari shprehet se do të mundohen që t’i bindin deputetët për të mbështetur amandamentet e tyre për çështjet shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pari i Gostivarit thotë se gjuha shqipe duhet të mos jetë ndryshe nga ajo maqedonase, me përqindj, respektivisht të jetë nën frymën e Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se edhe Preambula të përfshijë Marrëveshjen e Ohrit.

Taravari shprehet se amnistia është minimi i procesit dhe jo kërkesat e tyre, dhe se nuk është tabu që të flitet që gjuha shqipe të jetë kategori kushtetuese.

Në fund ai ia rikujton Zaevit se në vitin 2016 mori më shumë vota pikërisht duke premtuar gjuhën shqipe si kategori kushtetuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme