Jose Mourinho ka pretenduar se lëndimet e sulmuesit Alexis Sanchez kanë qenë problemet e tij më të mëdha këtë sezon.
Trajneri i Manchester United ka theksuar se është gjithmonë e vështirë për të arritur formën e dëshiruar kur ndërpritet dhe fillon sërish sezoni për ju, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho bëri të qartë se prioriteti numër një për kilianin është rikthimi në gjendje të rregullt.
“Për momentin, ai është duke pasur probleme sepse ai është i lënduar dhe sepse ai erdhi në ndeshjen për Chelsean duke u përpjekur për të ndihmuar bashkëlojtarët, por gjendja e tij fizike nuk është e mirë”, ka thënë Mourinho për ‘Sky Sports’.
“Ai më pas u detyrua të ndalet dhe ai nuk ishte i gatshëm për Juventusin. Besoj se nuk është në dispozicion sërish as nesër.
“Pra, tani qëllimi është që të jetë fizikisht në gjendjen më të mirë”
“Ai arriti në janar sezonin e kaluar, nuk mendoj se është një situatë e lehtë për lojtarin”
“Por këtë sezon ai kishte një fillim të mirë. Ai kishte edhe parasezonin e mirë dhe startoi mirë kundër Leicesterit. Më pas u lëndua. Më pas u rikthye dhe u lëndua sërish”
“Prandaj, ai është duke pasur probleme me gjendjen e tij dhe mendoj se ai është një lloj lojtari që ka nevojë të jetë në gjendje shumë të mirë për të dhënë më të mirën e tij”
Sidoqoftë, Alexis Sanchez nuk është lojtari i vetëm me probleme për shkak se shumica kanë vënë në pyetje edhe gjendjen e Romelu Lukakut.
Tani, Mourinho është duke shfrytëzuar Lukakun por tifozët janë duke kërkuar që lojtari të lihet në bankinë./arbresh.info/
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...