Tetë deputetët e opozitës të cilët votuan për fillimin e nismës për ndryshimet kushtetuese këtë pasdite kanë dorëzuar njoftim deri tek Kabineti i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi se në ardhmen do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputet të pavarur dhe se do të formojnë një grup të ri parlamentar.
Kryeu i Kuvendit, Xhaferi tha se ka marrë njoftime individuale nga të gjithë këta deputetë, që në të ardhmen në Kuvend do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputet të pavarur.
Ndërkohë, në arkivin e Kuvendit është dërguar dokument zyrtar që ku theksohet se këta deputetë do të formojnë një grup të ri parlamentar.
Koordinatori i këtij grupi parlamentar sipas gjitha gjasave pritet të jetë Elizabeta Kançeska-Milevska.
Ky grup i ri parlamentar në Kuvend, siç thonë ata, do të veprojë si grup opozitar dhe nga e hëna do të filloj bisedimet mbi draft amendamentet për ndryshimet kushtetuese, por në përputhje me katër kërkesat e tyre të paraqitura në Kuvend para votimit të nismës për ndryshime kushtetuese të premten e kaluar.
Në këtë grup parlamentar përveç Milevska do të jenë edhe deputetët: Emilia Aleksandrova, Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov Vladanka Aviroviq Sasho Vasilevski Zeqir Ramchilovikj dhe Nola Ismailovska Starova./alsat/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...