E fejuara e gazetarit saudit shpërfill ftesën e Presidentit amerikan

19:01 | 26 Tetor 2018
Trina Galanxhi

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit, Jamla Khasoghi, ka deklaruar se e ka refuzuar ftesën e Presidentit Donald Trump për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Ajo e ka akuzuar atë se nuk po tregohet i sinqetë në lidhje me hetimin e vrasjes, trasmeton portali arbresh.info

Hatice Cengiz tha për mediat turke se ftesa kishte për qëllim që të ndikonte te opinion publik në SHBA.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë.

Rijadi mohon se familja mbretërore në pushtet ishte përfshirë dhe fajëson “agjentë mashtrues”.

Arabia Saudite fillimisht mohoi të gjitha njohuritë për fatin e gazetarit.

Në një shkrim për NYT, Cnegiz tha se “nëse Trump do të jap kontribut të vërtetë në përpjekjet për të zbuluar atë që ndodhi në konsullatën saudite në Stamboll, atëherë unë do të marrë në konsideratë ftësën e tij”.

Donald Trump ka deklaruar se ai nuk është i kënaqur me llogarinë saudite, por ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve dhe ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të të dy vendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme