Sipas raporteve nga mediat në Itali, Antonio Conte ka rënë dakord për të ndërprerë kontratën e tij prej 9.5 milionë funta me Chelsean pas interesimit të shfaqur nga Real Madridi.
Ish trajneri i “Bluve” duket se do të zëvendësojë Julen Lopeteguin që është nën presion të madh si pasojë e fillimit në formë të tmerrshme të sezonit në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë verës, Chelsea shkarkoi Conte dhe ra dakord për të paguar atë pjesën e mbetur të pagës prej 9.5 milionë euro që ishte në kontratën e tij para se të emëroj Maurizio Sarrin si një trajner të ri në Stamford Bridge.
Në rast se Conte do të kishte nisur punën diku tjetër këtë sezon, “Blutë” do të kishin rikthyer të gjitha parat.
Derisa italiani është në prag për të siguruar një top detyrë në Bernabeu, të dy palët janë pajtuar për të ndërprerë kontratën dhe për tu zhvendosur nga problemet mes tyre.
Lopetegui mund të shkarkohet nga ‘Los Blancos’ këtë vikend nëse ata dështojnë për të mposhtur rivalin e tyre në El Clasico – Barcelonën, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi aktualisht qëndron në pozitën e shtatë në La Liga me vetëm katër fitore pas nëntë ndeshjeve në ligë në sezonin 2018/19.
Drejtorët e ‘Los Blancos’ janë duke shqyrtuar tani mundësin për një ndryshim të shpejtë dhe Conte është një shënjestër kryesore, por ‘SunSport’ mëson se opsioni i tyre numër 1 do të ishte trajneri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino.
Kjo lëvizje do të ishte e tmerrshme për Lopeteguin, i cili është shkarkuar edhe nga Spanja pasi mori detyrën në Real Madrid.
Tani, pas vetëm 12 ndeshjeve, ai mund të jetë pran fundit dhe Conte mund të marrë i lirë kontrollin në Bernabeu./arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media