Google ADS

Eden Hazard në dyshime edhe për ndeshjen e ardhshme

18:53 | 26 Tetor 2018
Arbresh Info

“Blutë” mund të detyrohen të luajnë ndeshjen e dytë radhazi në mungesë të yllit kryesor të tyre, i cili qëndroi jashtë linjave edhe kundër BATE-s të enjten.

‘Goal’ raporton se ylli i Chelseat, Eden Hazard, mungoi në stërvitje të premten për shkak të një problemi në shpinë, i cili e vendos atë në dyshime edhe për ndeshjen e së dielës në Premierë Ligë kundër Burnleyt, transmeton portali arbresh.info.

Eden Hazard mungoi në ndeshjen e Chelseat në Evropa Ligë kundër BATE-s të enjten dhe tani mund të mungojë edhe në një ndeshje tjetër.

Lexo edhe: Djali i Lionel Messit vizaton logon e Juventusit gjatë së fundit të Barçës

Belgu është trajtuar në kampin stërvitor Cobham të Chelseat të premten ndërkohë që Ethan Ampadu (lëndim me gju) është lojtari tjetër i vetëm me probleme për “Blutë.

Chelsea arriti të mposhtë BATE-n falë hat-trick’ut nga Ruben Loftus – Cheek dhe ata mund të detyrohen të kërkojnë fitoren tjetër në mungesë të shërbimeve të Eden Hazardit.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka pranuar para ndeshjes kundër BATE-s se statusi i Hazardit për ndeshjen e së dielës në Turf Moor është ende i panjohur.

“[E enjte] Ai sigurisht nuk do të luaj. Ai ka një problem me shpinë”, ka thënë Sarri. “Ne jemi duke u përpjekur për ta rregulluar problemin për ndeshjen e së dielës, nuk është shumë e lehtë”

Hazard u lëndua prapa gjatë barazimit të së shtunës së kaluar 2 me 2 kundër Manchester United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme