Kanë shpërthyer talljet nëpër rrjete sociale me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Alekasander Vulin, pasi ai në një forum të Sigurisë në Kinë ka provuar që t’u drejtohet të pranishmëve në ‘gjuhën angleze’.
Ai përgjatë këtij fjalimi ka bërë gabime të njëpasnjëshme gjuhësore, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta.
Dikush mënyrën se si ka folur në anglisht Vulin, ka thënë se ngjason me ‘Anglishten e Tarzanit’.
‘Vrilli’, ‘hav bombardment’, ‘çalendz’, janë vetëm disa nga fjalët që Vulin i ka shqiptuar gabimisht përgjatë fjalimit të tij në Kinë.
Ndryshe në këtë fjalim, Vulin ka folur kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, dhe ka ftuar të gjitha vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ta shqyrtojnë edhe një herë vendimin.
Kujtojmë se presidenti i Kosovës shumë herë është tallur për mënyrën si flet gjuhën angleze, kurse rasti më i fundit ishte ai i ish ministrit të MTI-së Bajram Hasani i cili në një konferencë ndërkombëtare nuk kishte ditur fare të fliste anglisht.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...