Google ADS

Luis Suarez flet për Cristiano Ronaldon para El Clasicos

18:03 | 26 Tetor 2018
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez ka pranuar se skuadra e tij ka ende frikë ndaj Real Madridit, pavarësisht largimit të Cristiano Ronaldos.

Superylli portugez u largua nga kryeqyteti spanjoll gjatë verës në mënyrë që t’i bashkohet Juventusit, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo ka qenë një gjemb në skuadrën e Barcelonës për shumë vite duke shkëlqyer në ndeshjet në El Clasico që nga arritja e tij në vitin 2009.

Por, Suarez ka pranuar se vetëm për shkak të largimit të 33-vjeçarit, Barcelona nuk do ta marr me lehtësi ndeshjen e këtij vikendi në Madrid.

“Ne të gjithë e dimë çfarë lloj lojtari është Cristiano Ronaldo, por një skuadër është gjithmonë mbi çdo lojtar”, ka thënë ai për kanalin zyrtar të Barcelonës.

“Ata kanë lojtarë të mrekullueshëm që mund të bëjnë dallimin”

“Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë pa menduar se çfarë lojtarë ka kundërshtari jonë”

Suarez po ashtu thumboi homologun e tij në sulm muajin e kaluar duke pretenduar se Madridi ishte më i madh se Ronaldo i vetëm transmeton portali arbresh.info.

“Është Madridi dhe është mbi çdo individë”, kishte thënë Suarez për ‘RAC1‘. “Ata kanë shumë lojtarë me kualitet të mirë, në një nivel të mrekullueshëm dhe një trajner të ri”

“Trajneri i ri gjithmonë sjellë ambicie. Të dy, Madridi po ashtu edhe Barcelona janë mbi të gjithë”

Lionel Messi është aktualisht i lënduar, gjë që do të thotë se El Clasico e këtij vikendi nuk do të ketë për herë të parë që nga viti 2007 njërin nga dy syperyjet – sulmuesin argjentinas ose Ronaldon.

Përballje mes tyre zhvillohen pasditen e së dielës nga ora 16:15./arbresh.info/

Të ngjashme