Jurgen Klopp beson se Mohamed Salah do të ishte mirënjohës ndaj anësorit “gjeni” të Liverpoolit, Xherdan Shaqirit, pas fitores empatike 4 me 0 në shtëpi ndaj Red Star Belgrandes në Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi 26-vjeç nga Egjipti dyfishoi epërsinë e “Redsave” pas disa bashkëpunimeve me bashkëlotjarin e tij kosovar, gjë që bëri që lojtari të shënojë golin e tij të 49-të për klubin brenda 65 ndeshjeve para se të shënojë edhe golin e 50-të gjatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, transmeton portali arbresh.info.
Shkëlqimi i Salahs nuk është diçka e re për Kloppin, i cili rezervoi lëvdata të veçanta për Shaqirin duke përgëzuar ndërkohë lojtarin fitues të çmimin PFA Lojtari i Vitit.
“Mendoj se ai duhet t’i falënderoj bashkëlojtarët e tij, është vështirë të shënosh gola pa këto pasime dhe krosime të mrekullueshme. Goli i parë që shënoi ishte si pasojë e lidhjes së lojës nga gjeniu i vogël Shaqiri”, u ka thënë Klopp gazetarëve pas ndeshjes mbrëmjen e së mërkurës.
“Nëse ju punoni shumë, jeni në hapësirën e duhur, nëse bashkëlojtarët tuaj ju shohin dhe ju vraponi në momentin e duhur, ju do të shënoni. Është një numër i jashtëzakonshëm dhe shpresoj se ai mund të vazhdoj. Cili është rekordi i ardhëm që ai mund ta arrijë?”
Statistikat e Shaqirit shfaqin asistimet e shumta radhazi
Njëri nga katër lojtarët që iu bashkua Liverpoolit gjatë verës – së bashku me Naby Keitan, Fabinhon dhe Alissonin – Shaqiri, i cili nuk është i ri në futbollin anglez pasi ka luajtur te Stoke City nga viti 2015 deri në vitin 2018, është përfshirë gradualisht në skuadrën e parë të Kloppit, transmeton portali arbresh.info.
Si një lojtar i njohur për golat e tij, veçanërisht nga largësia, po ashtu edhe për kreativitetin, Shaqiri ka pasur ndikim së fundmi në skuadër. Pasi deri tani ka bërë tetë paraqitje, gjysma e tyre si një lojtar startues, ai ka krijuar të paktën nga një gol në tri ndeshjet e tij të fundit për “Redsat”: kundër Red Star (Salahs), Huddersfieldit (Salahs) dhe Chelseas (Daniel Sturridges).
Në fakt, në një pikë kundër kampionit serb, ai dhe mbrojtësi i krahut të majtë Andy Robertson ishin forca kreative e Liverpoolit.
Një formë e tillë nuk mund të injorohet dhe duke marrë parasysh treshen të shkëlqyer të Liverpoolit, mbetet të shihet nëse ylli nga Gjilani do të jetë në gjendje të siguroj një pozitë startuese nën udhëheqjen e Jurgen Kloppit./arbresh.info/
https://twitter.com/Squawka/status/1055185021605154817
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?