Google ADS

Zhvillime pozitive në Real Madrid para El Clasicos

17:12 | 26 Tetor 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka marrë një lajm shumë të mirë për shkak se Vinicius Junior do të jetë në gjendje të luaj në El Clasicon e së dielës kundër Barcelonës.

Talenti i ri brazilian ishte i suspenduar për ndeshjen si pasojë e kartonit të kuq që mori te skuadra Castilla kundër Celta Vigo B, transmeton portali arbresh.info.Vinicius kishte shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë duke barazuar rezultatin, por i ishte shfaqur kartoni i kuq i dytë për shtirje në minutat e fundit të ndeshjes.

Fatmirësisht për ‘Los Blancos’, klubi apeloi kartonin e kuq dhe kartoni i kuq ndaj tij u anulua menjëherë.

Lajmi vjen si një shtytje e madhe për trajnerin Julen Lopetegui, skuadra e të cilit aktualisht qëndron në pozitën e shtatë në La Liga pas fillimit katastrofal të sezonit.

Pas humbjes së Zinedine Zidanes dhe Cristiano Ronaldos gjatë verës, Lopetegui ka pasur probleme të vazhdueshme në gjetjen e formës së skuadrës ndërkohë që Antonio Conte është duke pritur për shkarkimin e spanjollit, transmeton portali arbresh.info.

Vinicius kishte shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë duke barazuar rezultatin, por i ishte shfaqur kartoni i kuq i dytë për shtirje në minutat e fundit të

Por, Viniciusit mund t’i dhurohet mundësia për të luajtur një rol madhështor të dielën pasi tashmë ka shfaqur shenja rreth aftësive të tij të cilat edhe i bindën ‘Los Blancos’ që të nënshkruajnë me të nga Flamengo.

Ata kanë kaluar pesë ndeshje pa asnjë fitore duke humbur katër prej tyre para se të mposhtin Plzenin në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 2 me 1 mbrëmjen e së martës.

Talenti i ri brazilian ka bërë dy paraqitje për skuadrën e parë këtë sezon – kundër barazimit ndaj Atleticos në shtator dhe humbjes ndaj Alaves një javë më vonë.

Por, Vinicius nuk ka arritur të jetë që nga atëherë më pjesë e skuadrës duke u paraqitur vetëm te skuadra “B” Castilla e klubit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme