Hungaria po planifikon të bëhet vendi i parë në botë që i thotë jo duhanit. Janos Lazar, komisioneri për Mbrojtjen e jo-duhanpirësve i ka bërë thirrje parlamentit hungarez të miratojë legjislacionin që ndalon të gjithë ata që do të lindin pas datës 1 janar 2020 të konsumojnë duhan.
Sipas tij, nëse është e nevojshme, parlamenti do të ndryshojë kushtetutën në mënyrë që projektligji të kalojë. Ai nuk e ka dorëzuar ende zyrtarisht propozimin në kabinet, sipas Qendrës së Informacionit të Qeverisë, transmeton ‘Scan’.
Hungaria është tashmë një nga vendet më strikte në botë për duhanpirësit, përcjell albinfo.ch.
Që nga vitit 2013, cigaret tregtohen vetëm në dyqane të veçanta për duhan. Autoritetet pretendojnë se numri i cigareve të blera në vend ka rënë me më shumë se 40%.
Fushata kundër pirjes së duhanit
Philip Morris ka nisur një fushatë që inkurajon njerëzit që të ndalojnë pirjen e duhanit nëpërmjet reklamave në disa gazeta britanike. Fushata “Hold My Light” e Marlboro-maker-it pretendon të jetë një “mënyrë e re për të hequr dorë nga cigaret” dhe lidhet me një faqe interneti ku duhanpirësit mund të krijojnë një profil dhe të kenë miq që angazhohen për t’i ndihmuar ata të largohen nga pirja e tij.
Por jo të gjithë bien dakord me këtë gjë. Menaxheri i politikës së bamirësisë, George Butterworth, në një deklaratë me email tha: “Kjo është një hipokrizi e habitshme për këtë kompani duhani, ndërsa vazhdon të promovojë cigare të duhanit anembanë botës.Mënyra më e mirë që Philip Morris mund t’i ndihmojë njerëzit që të ndalojnë pirjen e duhanit është që të mos bëjnë cigare”. Philip Morris International (PMI) bën 800 miliardë cigare çdo vit, sipas faqes së tij të internetit.
Shumica e reklamave të cigareve janë të ndaluara në Britaninë e Madhe dhe që nga maji i vitit 2017, ato duhej të shiten në paketim të thjeshtë me paralajmërime për shëndetin.
Philip Morris në Angli është një degë e PMI, e cila është duke u fokusuar në iQOS, një pajisje që e nxeh duhanin në vend të djegies, gjë që pretendon se është më pak e dëmshme. iQOS shitet në 43 vende, por PMI po pret një vendim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave nëse mund të shitet në SHBA. PMI ka dy aplikacione: një që kërkon leje për të shitur thjesht iQOS dhe një që kërkon leje për ta tregtuar atë si një alternativë më të sigurt ndaj cigareve, transmeton ‘scan’.
Kompania njoftoi se të ardhurat e tremujorit të tretë prej 7.5 miliardë dollarë tejkaluan vlerësimet e Wall Street për 7.17 miliardë dollarë
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person