Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri ka organizuar Forumin Frankofon të Investimeve.
Presidenti i klubit Rrahim Pacolli, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe u ka bërë thirrje institucioneve gjegjëse që të krijojnë kushte për investitorët francez në Kosovë.
“Falënderim të veçantë për ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert i cili nga themelimi të KOCAF ka bërë një punë të madhe dhe përkrahje. KOCAF ka arritur që të sjell këtu korporatat frankofone në Kosovë për investime”
“Falënderoj presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili në pranverë ishte prezent në takime në Francë ku dhe i ftoj investitorët atje për më ardh në Kosovë”, tha Pacolli.
Presidenti i KOCAF pati edhe një kërkesë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj duke i thënë që qeveria dhe institucionet përgjegjëse t’i lehtësojnë proceduar për investitorët e huaj.
“Kam një kërkesë për kryeministrin Haradinaj, i kërkoj që si qeveri ti hapin dyert për investitorët e huaj dhe për gjetjen e zonave industriale sepse është interes edhe i korporatave frankofone që kanë shpreh interes me ardhur në Kosovë”, ka shtuar Pacolli.
Ai u garantoi investitorëve francezë që Kosova është një vend shumë i rëndësishëm sepse ka klasë punëtore.
“Investitorëve të huaj iu them që Kosova është një vend i rëndësishëm që vendet frankofone më ardh në Kosovë sepse klasa punëtore është shumë e mirë. Qytetet e Kosovës kanë nivel të lartë të sigurisë, përfundoj Pacolli.
KOCAF është një klub afarist që bashkon kompanitë nga vende të ndryshme frankofone. Ai u krijua në mars 2017 nën udhëheqjen e ambasadave të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut dhe Zvicrës në Kosovë. Kryesuar nga Rrahim Pacolli KOCAF ka për mision të favorizojë shkëmbimet, partneritetet dhe projektet investive ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës
Kryesuar nga z. Rrahim Pacolli, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Siguria, KOCAF ka për mision të favorizojë shkëmbimet, partneritetet dhe projektet investive ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës. Dhoma e tregtisë dhe industrisë Francë-Shqipëri, kryesuar nga z. Julien Roche, tubon rreth gjashtëdhjetë kompani.
Qëllimi i Forumit frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Përfaqësues nga Shqipëria, Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Zvicra do të jenë të pranishëm në këtë Forum./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/759491581056704/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...