Sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë afër 1 miliardë euro e gjysmë.
“Procesi i përgatitjes së këtij draft-buxheti ka filluar në maj të këtij viti. Mendoj se ky draftbuxhet propozon shpërndarje të drejte të buxhetit.Politikat tatimore do te jenë mbështetes të sektorit privat. Ne presim që në vitin 2019 të hyrat të jenë rreth 1 milard e 490 milionë”, tha Hamza.
Sipas Hamzës subvencionet dhe transferet do të rriten për 16 përqind dhe për herë të parë mbështeten me 15 milionë euro edhe ligji për Prishtinën e Obiliqin.
Ai shtoi se për sektorin e shëndëtësisë është propozuar të kete rritje për 18 përqind apo buxheti për 2019 në shëndetësi do të jetë 234 milionë euro.
Në anën tjetër, kryeminsitri Ramush Haradinaj tha se buxheti për 2019, “mundemi me ju thanë që janë respektu prioritet qe i kemi si qeveri, si mbrojtja, rendi, gjyqësori e pensionet”.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë