Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se Telekomi i Kosovës është në gjendje jo të mirë, por jo në të rëndë siç raportohet.
Sipas tij, Telekomi i Kosovës ka vlerë mbi 500 milionë euro dhe jo siç është thënë nga Besa Shatri Berisha, kryetare e Bordit të Telekomit, se vlera e Telekomit është 22 milionë euro.
Në Interaktiv të KTV-së, Balaj ka thënë se Telekomi nuk është afër falimentimit, dhe “po të falimentojë Telekomi, falimenton Kosova”.
“Po të falimentojmë ne falimenton republika. Jemi aset i Kosovës. Pse themi se falimenton shteti? Sepse mbi 180 institucione të vendit janë të lidhur direkt me Telekomin dhe çka nëse zgjohemi e themi se ka falimentuar Telekomi, do të thotë se do të falimentojnë krejt këto përfshirë Policinë e AKI-në”, ka thënë Balaj.
Sipas Balajt, Telekomi vetëm në antena ka mbi 25 milionë euro vlerë.
“Hekur me mbledhë e me i shitë, e kapim vlerën 25 milionë euro. Ne i kemi 512 antena në territor të Kosovës, në vlerë rreth 25-26 milionë euro vetëm antena pa pajisje përcjellëse e investime tjera. S’ka kompani me fuqi financiare e punëtore si ne për optikë. Vetëm asete të paluajtshme të Telekomit kemi mbi 500 milionë euro”, ka deklaruar më tej ai.
Ai ka insistuar se nuk duhet të paguhet borxhi ndaj Z-Mobilet duke thënë se “njerëzit që i kanë nënshkruar ato marrëveshje duhet të shkojnë në burg e paratë të mbesin në shtet”.
Ka shtuar se nuk do të pranojnë uljen e pagave. “Me punë i kemi fituar dhe nëse dikush mendon që me paga tona sa herë që bëhen kontrata të dëmshme e t’ua ulim pagat punëtorëve, le të harrojnë këtë njëherë e përgjithmonë”.
Sa i përket avanseve për kompaninë e djemve të ish-deputetit Adem Grabovci, Balaj ka thënë se ka kuptuar nga mediat dhe po të ketë informata do të publikojë gjithçka. Ka thënë se dhjetëra dokumente për krime ekonomike i ka dorëzuar në prokurori.
Balaj ka thënë se në vitin 2012 për një natë ka pasur ngritje dhe ulje të gradave të punëtorëve të jashtëzakonshme.Balaj ka thënë se në vitin 2012 për një natë ka pasur ngritje dhe ulje të gradave të punëtorëve të jashtëzakonshme./Koha.net/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...