Në ligjin e miratuar këtë të enjte në Kuvend për lojërat e fatit flitet se kazinotë do të lejohen në zonat turistike, për hotelet me 5 yje. Por a do të thotë kjo që tani në qytetet Durrësi, Vlora, Saranda, etj. mund të transferohet biznesi i kazinove?
Për të dhënë një përgjigje sqarues mbi këtë çështje, i ftuar në studion e “Open” ka qenë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se në zona të caktuara do të përcaktohet edhe numri i licencave për kazino që do të jepen.
“Logjika është me zona të përcaktuar me VKM, jo çdo kush mund të vejë në çdo vend. Përsa i përket resort-kazinove, për shembull me VKM mund të caktohet që zona Vlorë-Sarandë do të ketë 2 kazino, e do të hapet garë se kush hotel me 5 yje do ta marrë këtë licencë, e si do ta marrë këtë licencë”, u shpreh Ahmetaj.
Më tej ministri i Financave sqaroi se në ligj është e sqaruar se jo çdo hotel me 5 yje mund të garojë për një licencë të tillë.
“Në logjikën e turizmit dhe investimeve të hoteleve me 5 yje u është krijuar mundësia për të pasur një licencë kazinoje. Cili është risku i çarjes së kësaj dige, që çdo lloj hoteli mund t’i vinte 5 yje dhe të kërkonte licencën për kazino. Këtë e kemi të zgjidhur, sepse kërkojmë “brand names”, pra emra të regjistruar dhe certifikuar ndërkombëtarisht”, u shpreh Ahmetaj, transmeton top channel.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...